Përgjimet e kryera nga prokuroria e posacme antikorrupsion në gjykatën e Krujës, kanë zbuluar një tjetër afere te dyshuar korruptive, kete rradhe  në qendrën spitalore nënë Tereza në kryeqytet.

Rasti është zbuluar gjatë përgjimti të bisedave telefonike të sekretares së gjykatës së krujës, Manuela Mallkuçi.

Sipas SPAK, Mallkuçi dyshohet se i ka dhënë një sasi lekësh shefit te kardio kirurgjise ne qendrën spitalore Nënë Tereza, Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion mamanë e saj jashtë radhe.

Në këtë skemë korrupsioni dyshohet se është përfshirë dhe infermieria Trendafile Frangu, si dhe një person tjetër.

Për te dy punonjësit e QSUT, gjykata ka vendosur pezullimin nga detyra deri në përfundim të hetimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re