Kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BionTech i kanë kërkuar Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) të miratojë vaksinën e tyre të përditësuar përforcuese për të luftuar variatin Omicron, raporton AP.

Pfizer tha se po kërkon nga organi rregullator evropian i shëndetit një dritë jeshile për një vaksinë që synon BA.4 dhe BA.5, aktualisht dominuese në botë.

Kompanitë farmaceutike amerikane dhe gjermane sugjerojnë që vaksina të bëhet për personat 12 vjeç e lart.

EMA aktualisht po shqyrton nëse do të miratojë vaksinën kundër BA.1, një version i mëparshëm i virusit që është shtypur nga nënshtresat BA.4 dhe BA.5, dhe një vendim pritet javën e ardhshme.

Nëse vaksina e përditësuar anti-covid e Pfizer miratohet, kompania thotë se ajo mund të jetë e disponueshme në Evropë që në shtator. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re