Përveç çizmes speciale që mban të veshur për shkak të aksidentit që kishte ndërsa luante me qenin, tani është shfaqur një tjetër problem Presidentit të sapo zgjedhur Joe Biden. Dje gjatë fjalimit që po mbante u përpoq të pastronte fytin jo një herë por disa herë, teksa akuzoi hapur Trumpin se nuk ishte në gjendje të  pranonte humbjen e tij.

Duke foluar nga shtëpia e tij në Delaëare, Biden filloi të kritikonte Trump, ndërsa kollitej me forcë disa herë aq sa ju deshtë të ndërpriste sulmin verbal ndaj tij.

Ndërkohë që përdoruesit e mediave sociale kanë ndarë shqetësimine tyre për shëndetin e Joe Biden pasi dëgjuan kollën dhe zërin e tij të ngjirur.

Një përdorues shkroi në Tëitter: ”Pini pak ujë, Joe. Po na trembni’’.

Ndërsa Dr. Melody Mçloud shkroi në Tëitter, duke iu drejtuar këshilltarit të lartë të Biden, Karin Jean-Pierre, që ta këshillojë atë të kollitet brenda bërrylit dhe jo në dorë për një higjienë më të mirë.

”Urime. Por ju lutem thoni Presidentit të zgjedhur Biden të kollitet brenda bërrylit, jo në dorën e tij. Si mjek, më pëlqen ta shoh çdo herë. Ju lutem praktikohuni nëse është e nevojshme. Vendosni një shembull të mirë. “Faleminderit”, shkroi Dr. Melody Cloud.

Korrespondenti politik i NPR Scott Detrove shkroi se Biden zakonisht pastron fytin gjatë fjalimeve, por “kjo është kolla më e vazhdueshme që kam dëgjuar ndonjëherë” .

Një përdorues i Tëitter pyeti:

“A ka nevojë Biden për një test COVID?” . Një tjetër përdorues i Tëitter pretendoi se : “Biden pastroi fytin të paktën 17 herë sonte në fjalimin e tij 14-minutësh!”.

‘A duhet të marrë shurup kollë?” sugjeroi një përdorues tjetër. Pasi përfundoi fjalimin e tij, Biden këmbënguli se faji ishte një ftohje e vogël. Biden iu nënshtrua një testi Covid të premten e kaluar dhe doli negativ, sipas Shtëpisë së Bardhë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re