Uji me kastravec është një nga pijet më të mira për detoksifikimin e trupit.

Uji me kastravec përmban vitamina A, C dhe E, të cilat luftojnë veprimin e radikaleve të lira në trupin e njeriut. Këto vitamina, kombinuar me vlerat e tjera ushqyese të kastravecit, parandalojnë mpiksjen e gjakut.

Pirja e vazhdueshme e ujit me kastravec jo vetëm që hidraton organizmin, por ndihmon në mbajtjen nën kontroll të presionit arsterial. Kastraveci ushqen zemrën me sasinë e duhur të potasit duke favorizuar në këtë mënyrë qarkullimin e duhur të gjakut.

Nëse pini ujë me kastravec gjatë vakteve të ndërmjetme do të ndiheni më të ngopur dhe nuk do të keni uri.

Uji me kastravec ka në përmbajtjen e tij shumë silic, i cili eleminon toksinat nga lëkura duke e bërë të duket më e freskët dhe e re.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re