Kefiri është një pije unike e fituar nga fermentimi i qumështit dhe e cila ndihmon, në veçanti, në funksionimin normal të zorrëve.

Ky produkt konsiderohet edhe si dietik, për shkak të përbërjes së ulët të kalorive. Shumë njerëz e pinë atë në mbrëmje. Ata që janë të shqetësuar për formën trupore mund të preferojnë të ngopin urinë e tyre para fjetjes, duke pirë një gotë kefir.Kefiri është një “recetë” e cila vjen nga vendet rreth Kaukazit. Teknologjia e prodhimit të kefirit ishte patentuar në Rusi.

Në mesin e shumë efekteve shëndetësore të kefirit, ai normalizon aktivitetin e lukthit dhe zorrëve, ka efekte të dobishme në sistemin nervor dhe metabolizëm, ul rrezikun për kancer dhe ka edhe shumë avantazhe të tjera.

Nëse ju e ekzaminoni nga afër kefirin, do ta shihni se ai është një pije e mrekullueshme dhe unike. Sipas disa kërkimeve, kefiri përmban deri në 22 lloje të mikroorganizmave, shumica e të cilave janë Lactobacille.

Rekomandohet përfshirja e këtij produkti të veçantë të qumështit në dietën e foshnjës së tyre. Dobia kryesore e saj është aftësia për të normalizuar mikroflorën, duke ndikuar kështu pozitivisht në procesin e tretjes.

Për shkak të kësaj dobie të kefirit, mjekët rekomandojnë ai të përfshihet në dietë edhe kur ju merrni barna. Barnat eliminohen më shpejt, dhe efektet anësore të tyre reduktohen.

Kefiri është i dobishëm edhe për njerëzit të cilët kanë alergji ose vuajnë nga disbioza (çrregullim i florës së baktereve).
Falë vetive të tij antimikrobike, kefiri kryesisht është i dobishëm te rastet e sëmundjeve infektive të traktit gastrointestinal. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata të cilët kanë aciditet të ulët gastrik.

Kefiri po ashtu ndihmon në eliminimin e toksinave nga organizmit dhe parandalon rritjen e mikrobeve patogjene. Pas helmimit me ushqim, kefiri është një shtesë e vlefshme në dietën tuaj ditore.
Kefiri po ashtu forcon imunitetin. Mjekët rekomandojnë të pihet një gotë kefir në ditë në lukth të zbrazët, gjatë epidemisë së SARS-it (sëmundje e mushkërisë) ose influencës (gripit).

Aftësia për t’u rikuperuar pas ndonjë sëmundje po ashtu është karakteristike për këtë produkt.
Kefiri është një prej pijeve më të popullarizuara dhe favorite të femrave. E para dobi e kefirit janë vetitë e tij dietale. Rekomandohet konsumimi i kefirit të freskët para kohës së gjumit. Është dëshmuar se kalciumi në kefir është shumë më lehtë të tretet kur një person është në gjumë, dhe kështu dobitë e tij shtohen.
 
E dyta, ai ka aftësi për të larguar kokëdhimbjen gjatë menstruacioneve dhe menopauzës. Dhe përfundimisht, eliminon nauzenë gjatë shtatzënisë.
Për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular, kefiri mund të ndihmojë lehtësimin e barrës së muskulit të zemrës.
 
Efektet anësore të kefirit janë të pakrahasueshme me vetitë e dobishme të tij. Meqë ky është një produkt i fermentuar i qumështit, kefiri është e qartë se mund të jetë i dëmshëm për njerëzit me aciditet të lartë në lukth. Kefiri po ashtu është i kundërindikuar te pankreatiti dhe ulcera peptike.
 
Kefiri nuk rekomandohet të pihet kur keni fryrje në lukth dhe diarre. Kjo pije po ashtu është e ndaluar te fëmijët nën moshën tetë muajshe.
Ndonjëherë, kefiri mund të veprojë si sedativ. Andaj, pirja e saj para provimeve dhe ngjarjeve të rëndësishme nuk është e mire. Ai mund të reduktojë aftësinë e trupit tuaj për të reaguar dhe për t’u përqendruar.
/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re