Hidratimi është i rëndësishëm për tretjen. Uji, çajrat bimor dhe disa lëngje mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të zorrëve.

Zhurmat e stomakut, gazrat e dhimbshme dhe lëvizjet e pakëndshme të zorrëve janë vetëm disa nga problemet me të cilat mund të përballeni kur sistemi juaj tretës nuk funksionon mirë. Por ju mund të jeni në gjendje të ndihmoni tretjen duke konsumuar pije që qetësojnë traktin tretës, përmirëson shëndetin e zorrëve dhe ndihmon përthithjen e lëndëve ushqyese.

Uji i ngrohtë dhe Kombucha (lloj çaji i fermentuar. Kjo e bën atë një burim të mirë të probiotikëve, të cilët kanë shumë përfitime shëndetësore) mund të ndihmojnë tretjen, por ju duhet të shmangni sasitë e tepërta të alkoolit dhe pijeve të gazuara nëse keni probleme me tretjen.

Ndryshime të tjera të stilit të jetesës gjithashtu mund të ndihmojnë nëse problemet vazhdojnë. Përveç sugjerimeve të përfshira në këtë artikull, këtu mund të mësoni më shumë rreth mënyrave natyrale për të ndihmuar sistemin tretës.

Çfarë duhet të pini pas një vakti për të ndihmuar tretjen?

Kur ushqimi ose lëngu hyn në trup, ai udhëton poshtë ezofagut në stomakun tuaj, ku shpërbëhet nga enzimat tretëse. Nga atje, ai kalon në zorrë ku lëndët ushqyese përthithen në qarkullimin e gjakut.

Gjatë këtij procesi, bakteret në zorrë luajnë një rol të rëndësishëm në funksionin e tretjes. Në fakt, një ndërprerje në bakteret e zorrëve shoqërohet me obezitet dhe sëmundje inflamatore të zorrëve.

Uji dhe fibrat janë gjithashtu të rëndësishme në këtë proces duke ndihmuar në kalimin e mbeturinave përmes traktit tretës dhe zbutjen e lëvizjeve të zorrëve.

Pijet që nxisin përthithjen e lëndëve ushqyese, promovojnë shëndetin e zorrëve dhe ndihmojnë në parandalimin e inflamacionit në zorrët përfshijnë:

  • Uji: Përveç rëndësisë së tij për tretjen, një studim i besuar tregon se uji i ngrohtë mund të ndihmojë bakteret e zorrëve.
  • Çajra bimorë: Këtu përfshihen çaj mente, çaj shafrani të Indisë, çaj xhenxhefili dhe çaj kopër. Bimët dhe erëzat në çaj mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe të lehtësojnë simptomat e shqetësimit të tretjes.
  • Lëngu i kumbullave të thara: I pasur me fibra, kjo pije mund të ndihmojë lëvizjet e zorrëve.
  • Lëng jeshil ose smoothie: Këto pije janë të pasura me ujë dhe fibra, të cilat mund të ndihmojnë që mbetjet të kalojnë pa probleme përmes sistemit të tretjes.
  • Kombucha: Një burim i shumë probiotikëve, një studim i besuar tregon se kjo pije mund të ndihmojë gjithashtu në përthithjen e lëndëve ushqyese.
  • Kefir: E mbushur me probiotikë, kjo pije e fermentuar përfshin një sërë lëndësh ushqyese të rëndësishme.

Cilat pije duhet të shmangni pas një vakti?

Ndërsa disa pije mund të përmirësojnë tretjen, të tjerat janë qartësisht të dëmshme. Për shembull, pijet e gazuara mund të rrisin nivelet e acidit në stomak, duke shkaktuar fryrje dhe gromësira.

Studimet gjithashtu tregojnë qartë se konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit mund të:

  • Rris inflamacionin në zorrë
  • Dëmton traktin tretës
  • Ndikon negativisht në shëndetin e zorrëve

Diçka tjetër për të mbajtur parasysh: Nëse jeni intolerant ndaj laktozës, pirja e pijeve me qumësht mund të çojë në shqetësime dhe inflamacion gastrointestinal.

​Çfarë tjetër mund të bëni pasi keni ngrënë për të ndihmuar tretjen?

Nëse një pije nuk është e mjaftueshme dhe ju ende keni nevojë për pak ndihmë për të tretur vaktin tuaj, mund të provoni gjithashtu:

  • Aktivitet fizik
  • Të mos shtriheni ose të flini pas ngrënies, gjë që mund të ngadalësojë tretjen
  • Merrni probiotikë për të përmirësuar shëndetin e zorrëve
  • Pjesëmarrja në aktivitete që ulin nivelin e stresit si ushtrimet e frymëmarrjes së          thellë apo joga
  • Lënia e duhanit
  • Reduktimi i konsumit të alkoolit

Flisni me një dietolog për mënyrat për të shmangur nxitësit e ushqimit dhe alergjenët

Për tretje të mirë, është e dobishme të:

– Përtypni ushqimin tërësisht

– Një dietë të ekuilibruar të mbushur me ushqime fibroze dhe të pasura me ujë

– Zgjidhni ushqime të plota në vend të ushqimeve të përpunuara

– Jini të vëmendshëm për sasinë dhe kohën që konsumoni (shmangni ngrënien e natës vonë, kur është e mundur!)

Nëse keni një problem shëndetësor që ndikon në sistemin e tretjes ose thjesht dëshironi të shmangni ndjenjën e fryrjes, ka gjëra që mund të bëni për të ndihmuar tretjen, duke përfshirë hidratimin.

Pirja e ujit të ngrohtë, çajrave bimor ose lëngjeve jeshile pasi keni ngrënë mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, përmirësimin e shëndetit të zorrëve dhe përthithjen.

Nëse vazhdoni të keni probleme me tretjen edhe pas ndryshimit të stilit të jetesës, bisedoni me një mjek. Përveç testimit diagnostik për të përjashtuar çështje më serioze shëndetësore, ata mund të rekomandojnë dietologë dhe specialistë të tjerë që mund të jenë në gjendje të ndihmojnë./Healthline.com

Përktheu për Gazetën Shëndeti, Griselda Ozuni

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re