Funari është një nga pikat turistike më të bukura që ka qarku i Elbasanit.

Edhe pse ka potencial të jashtëzakonshëm për të zhvilluar turizmin malor për të mbërritur në këtë fshat është një sfidë më vete pasi mungon infrastruktura rrugore.

Turistët që vendosën sot ta vizitonin shprehen të zhgënjyer me infrastrukturen, madje ka nga ata qe thonë qe nuk do të riktheheshin me.

“Rruga ishte tmerr, më vjen keq që nuk kanë bërë asnjë investim, është hera e parë dhe e fundit që vij këtu”, shprehet një vizitore.

Si një mënyrë për të nxitur qytetarët ta vizitojnë këtë perlë bashkia e Elbasanit organzion prej disa vitesh Funar fest, por ajo nuk mjafton. Një banor i cili ka ekspozuar produktet bio të zonës kërkon më shumë vëmendje nga pushteti lokal.

Funari vijon të tërheqë gjithnje e më shumë  turistë por mungesa e investimeve në infrastructure, në bujtina apo restorante bëjën qytetarët të jenë të tërhequr për ta vizituar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re