Ashtu siç u njoftua pak ditë më parë, nga sot (2 prill) deri më 4 prill, të gjitha pikat kufitare me Greqinqë do të jenë të mbyllura.

Shkak për këtë është bërë një grevë nga ana e Sindikatave Doganore.

Njoftohet se deri më datë 4 prill, dogana e Kapshticës, e Kakavijës, e Tre Urave dhe Qafë Bota nuk do të funksionojnë.

Gjatë kësaj kohe, do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësore dhe mjetet e emergjencës.

Lajmërimi një ditë më parë ka bërë që shumë shtetas të lëviznin drejt Greqisë ditën e djeshme.

Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kalimi kanë hyrë 2504 shtetas dhe kanë dalë 2335.

NJOFTIMI I POLICISE:

Në vijim të informacionit të dhënë nga Policia e Shtetit, ju informojmë se, Policia Greke ka njoftuar Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, se nga data 02.04.2024, prej orës 05:30, deri më datë 04.04.2024, në orën 05:30, pika doganore greke në Kapshticë, do të jetë e mbyllur për shkak të protestës nga sindikatat greke.

Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore. Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore greke dhe do të ketë njoftime të tjera në kohën e duhur, për çdo ndryshim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re