Petrit Mamaj është autori i vrasjes së 50 vjeçares Valdete Mamaj sot në Fier. Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e sotëm si vetëvrasje por bashkëshorti i të ndjerës ka pranuar krimin makabër para forcave blu.

Mësohet se ai e ka qëlluar me thikën e bukës në gjoks 5 herë për motive xhelozie.

Kur policia arriti në vendngjarje paraditen e sotme në lagjen “Sheq i Madh”, dyshimet ishin se gruaja kishte vrarë veten pasi siç rrëfenin dhe fqinjët ata nuk kishin pasur probleme në familje.

Personi që ka telefonuar policinë është vëllai i vrasësit (oficer policie).

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re