Luftimet e ashpra në qytetin e Bakhmutit kanë sjellë thuajse një shpopullim të kësaj zone. Si pasojë e bombardimeve ruse pjesa më e madhe e popullsisë së qytetit ukrainas është evakuuar.

 

 “Nga sot, më pak se 4,000 njerëz kanë mbetur në Bakhmut, nga të cilët 38 fëmijë”, raportojnë mediat vendase.

 

Në të njëjtën kohë autoritetet konfirmojë se janë larguar rreth 95% e popullësisë. Përpara evkuaimeve, qyteti i Bakhmutit përbëhej nga mbi 70 mijë njerëz.

 

“Më shumë se 70,000 njerëz jetonin në Bakhmut, domethënë 95% u evakuuan. Për sa u përket fëmijëve, ishin 12,000 të tillë”, konfirmojnë autoritetet.

 

Zyrtarët e lartë shprehen se po punonet ende për të evakuuar pjesën e mbetur të popullsisë, por situata aktuale e bën punën e tyre edhe më të vështirë.

 

“Kemi ekipe speciale evakuimi dhe mjete të blinduara. Por njerëzit shpesh qëndrojnë në bodrume, duke mos lënë asnjë informacion për vendndodhjen e tyre. Kjo e bën evakuimin shumë më të vështirë”, shkruajnë mediat vendase.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re