Skip to content

Pikëpyetjet e taksës së pronës

Një ditë pasi Këshilli i Ministrave miratoi metodologjinë për taksën e pronës, shoqata e bashkive deklaron se qeveria është nxituar në përcaktimin e këtij tatimi, për aq kohë sa nuk ka ende një regjistër të pronave.
 
Kreu i shoqatës së bashkive Agron Haxhimali në një intervistë për Vizion Plus, thotë se njësitë vendore do të  hasin në shumë pikëpyetje dhe paqartësi e për rrjedhojë zbatimi i këtij tatimi do të sjellë kaos për qytetarët.
 
Duke analizuar metodologjinë, shoqata e bashkive thotë se qeveria nuk ka marrë në konsideratë propozimet që ajo ka bërë. Taksa e re sipas saj, do ta bëjë edhe më të shtrenjtë parkimin në qytete, ndërsa banorëve në fshatra do t’u rriten ndjeshëm kostot.
 
Nga 1 Prilli do të nisë zbatimin taksa e re e banesës, e cila do të paguhet në bazë të vlerës së pronës. Ndonëse është thënë se agjenti që do të mbledhë këtë taksë do të jetë kompania e energjisë OSHEE, vendimi zyrtar ende nuk është marrë, për shkak edhe të dilemave që shoqërojnë këtë politike të re fiskale.