Një qytetare pjesëmarrëse në protestën kundër kryeministrit Edi Rama ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke e cilësuar drejtimin aktual të vendit si arrogant dhe larg interesave të qytetarëve.
Gjatë fjalës së saj në protestë, protestuesja kritikoi figurën e kryeministrit Rama, duke iu referuar edhe paraqitjeve të tij publike në arenën ndërkombëtare.
“Piktori ynë gjatosh që vishte atlete të bardha në tryeza ndërkombëtare, tashmë njihet për figurën arrogante përçmuese kundër popullit të tij”, deklaroi ajo.
Sipas protestueses, 54 ditët e protestës kanë sjellë vëmendje më të madhe ndërkombëtare ndaj problematikave politike në Shqipëri dhe kanë vendosur çështje të brendshme në tryezat europiane.
“Piktori jonë gjatosh që vishte atlete të bardha në tryeza ndërkombëtare, tashmë njihet për figurën arrogante përçmuese kundër popullit të tij. Në vetëm 54 ditë protestë, ajo bërë reklamimin më të mirë. Solli Shqipërinë në tryezat parlamentare europiane. Pa ndryshimin në ligjin 21/2024, pa transparencë Shqipëria anëtarësimin drejt BE e ka një derë të mbyllur, Ajo që u pa është se Edi Rama nuk është figura që do e çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit. Por duhet ta kuptojmë që në 54 ditë, shqiptarët u bënë bashkë, sepse interesi jonë është vetëm një, interesi kombëtar dhe shqiptarë. Qëllimi ynë është rrëzimi i sistemit që prodhon figura, arrogante të inkriminuara që veprojnë kundër Shqipërinë. Protesta ka arritur të krijojnë institucionin më demokratik atë të vetë protestës”, tha protestuesja në revoltën kundër kryeministrit Edi Rama.
