Hysni Vrioni, piktori i njohur durrsak është i akomoduar së bashku me 11 pjesëtarët e familjes në një prej hoteleve në fshatin turistik të Linit.

E takuam në restorantin e këtij resorti duke darkuar bashkë me fëmijët, nipat e mbesat. Ka qenë mjaft e vështirë për ta rikthyer piktorin e njohur tek ngjarja e 26 nëntorit. Mes lotëve ai falenderon Zotin që e gjithë familja e tij është sot shëndoshë e mirë duke mundur ti shpëtojë lëkundjeve të forta të tërmetit.

Duket sikur ai mban mend vetëm momentin kur i ka shtyrë të gjithë pjesëtarët e familjes për të dalë nga pallati, pjesa më e madhe vetëm me rrobat e trupit.

Vrioni thotë se nuk mundet ta harrojë pamjen e fundit që ka parë nga qyteti i vet, me godina të rrëzuara, me njërëz që vraponin nga të gjithë anët, një kaos e frikë që dukej gjithandej. Piktori kujton se ky qytet i rrënuar i ngjante pak me Durrësin e tij.

Ai thotë se e ka të vështirë ta shohë përsëri qytetin e tij në atë gjendje, ndaj uron e shpreson që një ditë të rikthehet normaliteti, por të rikthehen edhe banorët e vet të cilët e kanë lënë të shkretë qytetin bregdetar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re