Ish zëvendës ministrja e Arsimit Nora Malaj shkruan në një status në “Facebook”  se para disa kohës kishte denoncuar një pikturë murale në një pallat në Tiranë, e cila kishte përmbajtje perverse.

Malaj shprehet se pas denoncimit të LSI dhe të opozitës, piktura me kërkesë edhe të banorëve është hequr. Ajo thotë se kjo është vetëm beteja e parë e fituar ndaj kësaj maxhorance.

Postimi i Nora Malajt:

Kur beteja e parë fitohet!

Ishte data 6 qershor kur në fb denoncova rastin e pikturës murale perverse, në pallatin te blloku i Tiranës së Re, ku të moshuarit dhe në veçanti gratë e moshuara, trajtoheshin në formën më përcmuese të mundshme dhe me dhimbjen më të madhe të përçmimit njerëzor. Fatmirësisht , ky denoncim pati një mbeshtetje shumë të madhe nga komunitetit i zonës , nga ju miq të fb dhe u pasqyrua gjerësisht nga rrjetet sociale dhe nga mediat sociale.

Puna nuk ngeli vetëm te denoncimet , por grupi i atëhershëm i këshilltarëve të LSI dhe koalicionit opozitar , i kërkuan këshillit bashkiak të Tiranë në një mbledhje të veçantë, që kjo murale të hiqej nga fasada , si pjesa më diskriminuese dhe më e shëmtuar për moshën e tretë , që ç’edukon komunitetin dhe shkel të drejtat e njeriut. Kanë kaluar plotë gjashtë muaj dhe sot kjo murale nuk ekziston më . Tashmë , fotoja pasqyron sesi është fshirë kjo murale nga fasada, duke mos lënë asnjë gjurmë të kësaj vepre të shëmtuar…

Kjo është fitorja e parë e betejës së nisur nga një shkrim denoncues në fb dhe që u bë virale në mediat sociale dhe në të gjithë komunitetin , në shoqërinë civile dhe organizatat joqeveritare që mbrojnë të moshuarit dhe të drejtat e qytetarëve.

Nuk gjej fjalë për t’ju falenderuar të gjithë ju miq të fb, të gjithë këshilltarëve të opozitës së bashkuar, të gjithë mediave , shoqërisë civile , pse jo edhe institucioneve të bashkisë , që reaguat dhe gabimin nuk e latë të kthehej në faj , po e korrigjuat.

“Mos prisni askend në rrugën tuaj , shkoni përpara dhe ata që duan do t’ju ndjekin”. Faleminderit të gjithë ju që u bëtë pjesë e zgjidhjes së ketij problemi. Sot u fitua beteja e parë për të mos instaluar të keqen, nesër do të fitojmë beteja të tjera , për një Shqipëri më të mirë për të gjithë. Kur bëhemi bashke çdo barrierë rrëzohet! Falenderimit dhe mirënjohje të gjithë qytetarëve që moshën e tretë e nderojnë dhe e vlerësojnë me dinjitet dhe mirënjohje e dashuri.

Jeta është një udhëtim , jo një kokurrencë , ku të gjithë duhet të bëhemi bashkë në mbrojtjen e të drejtave. Të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën për vendin . Sot nuk fitova unë, as ti, as institucioni i bashkisë, po fituam Ne , të gjithë së bashku, duke denoncuar, reaguar, korrigjuar dhe reflektuar.

Se në fund Shqipëria është shtëpia jonë!

FALEMINDERIT !

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re