Instituti Kombëtar i Shëndetit në Itali ka publikuar rezultatet e një studimi të ri, sipas së cilit, COVID ka qenë i pranishëm në vend që në dhjetor të vitit 2019, 2 muaj përpara se të raportoheshin zyrtarisht rastet e para.

Gjurmë të virusit janë gjetur në ujërat e zeza të Milanos dhe Torinos në fund të vitit të shkuar, ndërsa në Bolonja, në fillim të janarit të këtij viti.

Instituti ka analizuar kampionë të ujërave të zeza të mbledhura nga tetori i vitit 2019 deri në shkurt të 2020, atëherë dhe kur prezenca e Covid-19 u zbulua nga autoritetet italiane.

Kampionët e mbledhur në muajt tetor dhe nëntor rezultuan negativë, duke treguar kështu se virusi nuk ka mbërritur në Itali përpara dhjetorit 2019. Ndërkohë që dhe në vendin tonë është thënë shpesh se piku i pandemisë nuk ka qenë në muajin Mars, kur pretendon qeveria, dhe rastet janë shënuar shumë më herët nga sa thuhet në raportimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re