Skip to content

Pilaf me shafran dhe mish pule

Përbërësit:

– 600 g fileta pule,– 3 speca të freskët (i kuq, i verdhë, i gjelbër),– 1 lugë e vogël shafran,– 3 lugë vaj,– 2 thelpinj hudhre,– 80 g bademe të pjekura,– 1 lugë erëza.

Për pilaf: 

– 200 g oriz basmati,– 1 lugë të vogël shafran,– 100 g qepë,– 600 ml ujë të nxehtë,– 1 lugë margarinë,– 2 lugë të vogla erëza.

Përgatitja:

Filetat e pulës dhe të specit pritni hollë për së gjati. Në vaj të nxehur piqni mishin e pulës nga të gjitha anët dhe shtoni specin.

Qitni erëza dhe zieni rreth 10 minuta duke i qitur pak ujë. Në fund përzieni shafranin dhe thelpinjtë e grirë të hudhrës. Orizin lajeni dhe kullojeni.

Në margarinën e nxehur fërgoni pak qepën e grirë në rrathë, shtoni orizin dhe bashkë piqni rreth 2 minuta. Pastaj shtoni ujin, shafranin dhe erëza.

Pilafin zieni në zjarr mesatar 10 – 12 minuta.

Shërbimi

Orizit të përgatitur në këtë mënyrë qiteni fletë të pjekura të bademit dhe shërbejeni me mishin e zier të pulës.

Këshillë: Në vend të gjoksit të pulës, për këtë ushqim mund të përdorni edhe mishin e bardhë të shpezëve të tjera, transmeton Telegrafi.