Linjat ajrore amerikane anuluan afro 1200 fluturime të dielën për shkak se një numër i madh i pilotëve dhe anëtarëve të ekuipazhit janë në izolim për shkak të COVID-19.

Linjat ajrore komerciale anuluan 1,171 fluturime për në ose nga SHBA të dielën, sipas të dhënave nga FlightAware.com.

Është e treta ditë radhazi me një numër të madh fluturimesh të anuluara në SHBA.

Pushimet e Krishtlindjeve në SHBA përkonin me një numër në rritje të rasteve të variantit më ngjitës Omicron të COVID-19, i cili përbën tre të katërtat e rasteve të vendit.

Për shkak të Omicron, i cili ka më pak gjasa të të çojë në spital se variantet e mëparshme, numri i rasteve është rritur 45 për qind në një mesatare prej 179,000 në ditë në SHBA, sipas një llogaritje të Reuters.

Për shkak të numrit më të madh të të infektuarve, një numër më i madh i pilotëve dhe anëtarëve të ekuipazhit të fluturimit janë në izolim, ndërsa anulimin e fluturimeve e ka kontribuar edhe kushtet e këqija të motit në disa zona.

Një zëdhënës i Delta-s tha se “moti dimëror në disa pjesë të SHBA-së dhe varianti Omicron ende ndikojnë” në orarin e fluturimeve, ndërsa një zëdhënës i Southwest Airlines tha se të gjitha fluturimet e tyre u anuluan për shkak të kushteve të motit. United Airlines njoftoi se duhej të anulonte rreth njëqind fluturime të dielën.

Aeroportet më të prekura janë Seattle, Atlanta, Los Angeles, Aeroporti Dallas-Fort Worth dhe Aeroporti JFK në Nju Jork.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re