Avioni ishte nisur nga Seattle për në Stamboll. Përpjekjet e shpëtimit në bord ishin të padobishme, 59-vjeçari Ilcehin Pehlivan vdiq para uljes

Një pilot i Turkish Airlines ka vdekur pasi u rrëzua në fluturimin TK204, duke e detyruar avionin të bënte një ulje emergjente në Nju Jork. Këtë e bëri të ditur linja ajrore turke, duke saktësuar se avioni Airbus 350 ishte nisur nga Seattle të martën në mbrëmje me destinacion Stambollin. Përpjekjet e shpëtimit në bord ishin të padobishme, 59-vjeçari Ilcehin Pehlivan vdiq para uljes.

Bashkëpiloti ishte në gjendje të merrte kontrollin e avionit dhe të bënte uljen në mënyrë të sigurt.

Ja c’farë ndodhi në fluturimin e Turkish Airlines Fluturimi TK204 i cili  u ngrit nga Seattle pak pas orës 19:00 me orën lokale të martën. Piloti u ndje i sëmurë ndërsa avioni po fluturonte mbi territorin kanadez të Nunavut. Më pas ai u rrëzua përtokë dhe kolegu i tij mori kontrollin dhe u drejtua për në aeroportin John F. Kennedy, ku u ul në orën 6 të mëngjesit të nesërm.

Piloti kishte kaluar ekzaminimin mjekësor Ilcehin Pehlivan , kishte punuar për Turkish Airlines që nga viti 2007 dhe kishte kaluar një ekzaminim mjekësor në mars, i cili nuk zbuloi asnjë problem shëndetësor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re