Skip to content

Piloti ndihet keqë gjatë fluturimit, një pasagjer merr kontrollin e avionit dhe bën një ulje emergjente

Ata po udhëtonin me një Beechcraft King Air 90 me dy motorë, drejt aeroportit rajonal Monterey në Kaliforni, kur piloti u sëmur dhe humbi kontrollin e avionit.
Ishte vetëm një pasagjer në aeroplanin e vogël i cili mori menjëherë kontrollet dhe bëri një ulje emergjente në aeroportin Meadows Field në Bakersfield, Kaliforni, tha Administrata Federale e Aviacionit (FAA).
Nuk është e qartë se çfarë ndodhi me pilotin në fluturim, sipas deklaratave të FAA, më 4 tetor ai pësoi një urgjencë mjekësore të papërcaktuar, e cila detyroi pasagjerin që udhëtonte pranë të merrte kontrollin e Beechcraft King Air 90 me dy motorë. Avioni që ishte nisur nga Aeroporti Ekzekutiv Henderson në Las Vegas dhe do  arrinte në Monterey, Kaliforni. Për shkak të sëmundjes ai u ul në gjysmë të rrugës, në Bakersfield, rreth 350 kilometra larg Monterey.
Administrata Federale e Aviacionit nuk ka publikuar identitetin e pasagjerit apo pilotit, as nuk ka dhënë një përditësim mbi gjendjen shëndetësore të pilotit që kishte urgjencën mjekësore në fluturim.
Për momentin dimë vetëm se ai u dërgua në një spital pranë Bakersfield menjëherë pas uljes. Mësohet se pasagjeri nuk ka pësuar lëndime.
Departamenti i Zjarrfikësve Kern u përgjigj menjëherë në vendngjarje, pasi u thirrën për një raport urgjent në aeroplan, siç shpjegon CBS News.
Pasi zjarrfikësit mbërritën, panë se avioni u ul i sigurt dhe më pas kryen një kontroll në avion. Beechcraft Super King Air janë avionë me dy turboprop të zhvilluar nga kompania aeronautike amerikane Beechcraft dhe të destinuara kryesisht për tregun komercial të aviacionit.
Modeli King Air përdoret kryesisht nga kompani private për udhëtimin e punonjësve të tyre, përdoret gjithashtu në sektorët komercial, ushtarak dhe humanitar. Natyra e fluturimit nga Las Vegas në Monterey është e paqartë, por FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të hetojnë përplasjen, tha FAA.