Nëse je përdorues i pilulave që ndihmojnë për të bërë një gjumë të qetë, ndrysho mendim dhe merr parasysh diçka tjetër. Një studim i fundit ka zbuluar se të gjithë ata që zgjedhin pilulat si zgjidhje për të fjetur të qetë rrezikojnë zhvillimin e kancerit. Edhe pse studimet japin variante të ndryshme për një natë të qetë, bien pothuaj në një mendje në rastet kur je sëmurë dhe merr pilula gjumi – rreziku më i madh i vdekjeve të hershme nga kanceri.

Nëse vuan nga pagjumësia, provo të hash këto ushqime disa orë para gjumit.

Mjaltë

Shto një lugë mjaltë në qumësht të ngrohtë ose në çaj bimor disa orë para se të shkosh në shtrat. Pak glukozë ul orexin-ën, neurotransmetuesin që rrit vigjilencën.

Drithërat
Drithërat inkurajojnë prodhimin e insulinës, e cila ndihmon rrugët nervore të gjejnë triptofanin, një aminoacid që vepron si një qetësues në tru.

Bananet

Bananet janë të pasura me kalium, një mineral kryesor për një gjumë dhe natë të qetë, por po ashtu bananet përmbajnë edhe triptofan dhe magnez, të cilët ndihmojnë për t’u qetësuar.

Produktet e qumështit

Është e vërtetë — ajo gota e ngrohtë me qumësht që mami ta ka dhënë qysh kur ishe fëmijë ndihmon për të bërë një gjumë të qetë. Produktet e qumështit janë burime natyrore që stimulojnë gjumin për shkak të përmbajtjes së aminoacideve, kalciumit dhe triptofanit – që ndihmojnë në qetësim.

Burimi: balkanweb.com

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re