Këshillat për lëngjet dhe pijet para gjumit janë nga më të ndryshmet, duke filluar që nga çajrat deri te lëngjet e përziera që stimulojnë gjumin dhe japin qetësi.

Megjithatë, një përzierje që të ndihmon për të pasur një gjumë të qetë dhe lehtësi në mëngjes është shumë e thjeshtë dhe praktike.

Të mirat shëndetësore të kësaj përzierjeje vijnë nga përbërësit kryesorë: shafran i Indisë, vaj kokosi dhe xhenxhefil.

Siç dihet, shafrani i Indisë është një antiinflamator i shkëlqyer, me veti të larta detoksikimi, ul presionin e lartë të gjakut dhe ndihmon tretjen.

Vaji i kokosit, po ashtu ka veti të larta shëndetësore, është i pasur me yndyra të shëndetshme dhe lehtëson problemet e stomakut.
Xhenxhefili ndihmon tretjen dhe redukton irritimet e stomakut.
Përbërësit:
Dy filxhanë vaj kokosi
Një lugë gjelle shafran i Indisë
Një lugë çaji xhenxhefil i grirë
1/4 lugë gjelle piper i zi
Një lugë gjelle mjaltë organik

Shto të gjithë përbërësit përveç mjaltit në tigan dhe lëre të ziejë për 5 minuta. Në fund, shto edhe mjaltin dhe pije të ngrohtë.
/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re