Pioneer është duke bashkëpunuar me JVC Kenwood për të ofruar tre modele marrëse në kroskot për makinën tuaj që mbështesin CarPlay dhe Android Auto.

Pioneer thotë se njësitë – AVIC-W8400NEX,-W6400NEX dhe -W4400NEX – janë marrësit e parë për kroskot që mbështesin skedarët FLAC pa nevojën e konvertimit dhe ata janë të parët që mund të lidhen me valë ose me USB për të dyja tipet Android Auto dhe Apple CarPlay, siç raportohet nga Engadget.

AVIC-W8400NEX ka një ekran me prekje prej 7 inç, AVIC-W6400NEX ka një ekran me prekje prej 6,2 inç dhe AVH-W4400NEX ka një ekran prej 7 inç me aftësi prekje rezistuese.

Marrësit suportojnë Google Assistant dhe Siri dhe mund të veprojnë me valë nëpërmjet Bluetooth,Wi-Fi.

Përveç kësaj,mund të kontrolloni pajisjet e zgjuara të shtëpisë përmes njësive,duke përfshirë gjëra të tilla si një derë garazhi,brava ose dritat.

AVIC-W8400NEX kushton $1200, AVIC-W6400NEX vjen në shumën prej $800 dhe AVH-W4400NEX kushton $700.Të gjitha njësitë janë në dispozicion për blerje. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re