Aksionet e Eastman Kodak u dyfishuan ditën e Marte pasi për herë të parë lideri i fotografisë globale u bë kompania e radhës e cila hyri në vagonin e monedhave kriptografike.
Kompania me seli në Nju Jork tha se do të lançonte një monedhë kriptografike të quajtur KODAKCoin për fotografët pjesë e platformës për menaxhimin e të drejtave autoriale “KODAKOne.”
Platforma bazohet në teknologjinë blockchain, platformë mbi të cilën ngrihet edhe bitcoin e shumë monedha të tjera dixhitale.
Themeluar një shekull më parë, pioneri i fotografisë ka hasur vështirë për tu adoptuar me teknologjinë dhe tranzicioni e tij drejt një kompanie të vërtetë teknologjike.
Shumë kompani kanë parë rritje të vlerës së tyre në javët e fundit pasi bënë të ditur transformimin e tyre në biznese kriptografike. /PCWorld Albanian
(function(d, s, id) {
var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
if (d.getElementById(id)) return;
js = d.createElement(s); js.id = id;
js.src = “//connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v2.8&appId=2367341996740577”;
fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));


