Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, deklaron se do të kemi më shumë raste të infektuar. Pipero, i ftuar në “Open”, tha se nga eksperienca e mëparshme e marrë nga Kina dhe Itali, për çdo rast ka 1-2 të infektuar të tjerë të fshehur.

“Janë 51 të infektuar por në total mund ta kenë virusin 500 persona. Po ashtu mësuam nga eksperienca me Kinën dhe Italinë bumi është nga fundi i javës së 3 apo të 4. Duhet theksuar se shumë mund të jenë të infektuar por nuk manifestojnë sëmundje.

Prandaj duhet që shqiptarët të dëgjojnë këshillat tona dhe këtë situatë ta marrin seriozisht”, u shpreh mjeku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re