Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, i ftuar në “Zonë e Lirë”, u pyet në lidhje me lehtësimin e masave sa i përket pandemisë në të cilën ndodhemi.
Pipero u shpreh se, duhen dy javë për të parë rezultatin pozitiv apo negativ që do të sjellë lehtësimin e masave. Më tej, ai me optimizëm deklaroi se, nuk do kthehemi më pas në situatën që ishim.
Çani: Sa ditë duhet të kuptojmë që letësimi i masave do japi rezultat pozitiv apo negativ?
Pipero: Do të duhen së paku dy javë për të parë rezultatet.
Çani: Në rastin më të keq, nëse ka shtim të rasteve dhe përkeqësim të gjendjes do të futemi prapë brenda?
Pipero: Nuk duhet të marrim rastin më të keq, duhet të marrim atë të mirin. Jam i sigurt që nuk do të kthehemi pas. Ecuria e epidemisë te ne, ka qenë e butë dhe e përballueshme. Me disa luhatje, por tani me rezultate të mira, brenda së keqes që ekziston sigurisht.
