Skip to content

Pipero flet për gjendjen e Koço Devoles: Është në respiracion mekanik, problemi qëndron se vuan nga një sëmundje kronike mjaft e rëndë

Aktori i njohur Koço Devole vijon betejën me koronavirusin në Spitalin Infektiv. Doktor Pëllumb Pipero i ftuar në studion e lajmeve në Ora News tha se gjëndja e tij mbetet e njëjtë.

“Gjendja eshte stabël. Aktori ndodhet në respiracion mekanik. Ai vuan nga një sëmundje kronike mjaft e rëndë, leukoza, por shpresojmë të bëhet mirë shpejt” u shpreh Pipero.

Pas përmirësimit aktori kishte lënë spitalin por më pas ishte detyruar të shtrohej sërish për shkak se gjëndja e tij ishte përkeqësuar duke u vendosur në intubim.

/faxweb