Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero mendon se shtimi i rasteve të infektuar me COVID-19 tregon se diçka ka çaluar, por ai nuk e shikon si problem shtimin e fashës së orarit.

“Është moment shumë i rëndësishëm. Duhet të analizohet përse ka ndodhur kjo gjë dhe se si mund ta bëjmë më mirë për të monitoruar situatën, apo të ndërtojmë një strategji të re për të izoluar virusin. Duhet që ta monitorojmë në tersi epideminë, për të mundësuar uljen e vazhdueshme të kurbës.”, tha Pipero në News 24 duke shtuar “Nuk besoj se zgjatja e fashës së orarit mund të na penalizojë. Ne mund të na penalizojë mosrespektimi i masave për të shmangur kontaktet si edhe kohëzgjatja e qëndrimit. Besoj se zgjatja e fashës është gjë e mirë, sepse ndalon grumbullimet. Vazhdon të jetë i domosdoshëm respektimi i masave nga qytetarët. Rastet e kontaktit duhen gjurmuar më mirë edhe në kohë, edhe në hapësirë.”

Pipero mendon se kjo javë që ka filluar, do ketë ulje të numri të të infektuarve.

“Edhe nëse numrat vijnë duke u ulur, është ende herët për të festuar. Duhet të jemi më të përgjegjshëm e të respektojmë masat. Jemi në kohë më të mirë të mundshme për të ndërtuar strategji të re kontroll më të mirë të situatës, monitorimit, të shtohet numri i testeve, duke mos u kufizuar te rastet e kontakti, por ndoshta një strategji e bazuar në grupet e riskut. Pra të shtohet numri i analizave. Të alternohen të gjitha llojet e analizave.”, tha mjeku infeksionit.

Pipero e shikon serioze gjendjen në Shkodër, që sipas tij është bombë me sahat, por ai shton se edhe në këtë qytet, virusi mund të izolohet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko