Një studim i ri realizuar në Kinë dhe botuar në revistën shkencore “Nature”, ka treguar se personat e shëruar nga COVID kanë krijuar antikorpe.

I pyetur lidhur me këtë fakt, në studion e emisionit “Opinion”, mjeku Pëllumb Pipero, tha se ky është një lajm shumë i mirë. Madje ai pohoi se kishte vërejtur edhe një studim tjetër, nga i cili kishte rezultuar se në 285 raste të marr në analizë, 100% e tyre kishin krijuar antitrupa.

“Fakti që kemi në 285 raste 100% e tyre që krijojnë antitrupa do të thotë që organizimi prodhon një përgjigje ndaj virusit.

Se sa kjo përgjigje do të jetë afatgjatë apo afatshkurtër do t’i duhet t’ja lemë kohës. Duhen të paktën 6 muaj ose 1 -2 pastaj kuptuar nëse ka lënë imunitet.

Lajmi është shumë i mirë dhe jam shpresë plotë që do të lërë imunitet. Studimet kanë treguar se virusi ka strukturë të qëndrueshme dhe duket e vështirë të krijojë mutacione.

Dhe nëse nuk krijon mutacione, krijimi i imunitetit nga njëra anë dhe përpjekjet për një vaksinë nga ana tjetër, do të jenë një shpresë shumë e madhe”, tha Pipero.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re