Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, është shprehur i prerë se vendet që kanë qarkullim më të madh të virusit janë baret, kafenetë dhe më pak restorantet.

“Për mua sot që flasim, vendi, mjedisi, ku më së shumti qarkullon dhe përcillet virusi janë baret, kafetë, më pak restorantet”, u shpreh Pipero në neës24 Sipas mjekut nuk ka nevojë që vendi të futet në një karantinë të dytë, nëse zbatohen siç duhet protokollet.

“Së paku të mbyllen më herët, nëse baret dhe restorantet nuk respektojnë protokollet e distancave, ato bare që nuk i respektojnë të mbyllen një orë e më parë. Nuk është koha për të dëfryer por për të pasur kujdes. Kam parë dhjetëra lokale plot, brezi i ri, lozin, dëfrejnë me një kafe rrinë 4 orë. Të respektohet protokolli. Duhet të merret një masë.

Nuk jam për karantine të dytë apo një mbyllje të dytë. Nuk është ajo zgjidhja. pjesë e zgjidhjes është kjo që nuk është pjesë e zgjedhjes. Duhet medoemos të frenojmë transmetimin e virusit. Mosha 16-17-vjeçare që vetë në lokale nuk jeton vetëm, ka familje, shkon në shkollë.

Duhet doemos që atje ku më së shumti qarkullon të frenohet. Përpara se të mendojmë bllokimin, kapacitetet e shtuara spitalore të respektojmë ato masa që janë të rëndësishme. E shoh të arsyeshme të ngre zërin sepse o sot o kurrë mund ta parandalojmë”, tha Pipero.

Sa i përket lajmit për humbjen e jetës së një foshnje 16 muajshe, Pipero tha se virusi nuk kursen askënd por se fatmirësisht fëmijët nuk kanë probleme dhe se ky përbën rastin e parë dhe është një lajm i keq.

Pipero i këshilloi qytetarët të respektojnë masat, të marrin vitamina ose në farmaci ose nëpërmjet ushqimit dhe të bëjnë aktivitet dhe orët e duhura të gjumit. Ai tha se mjeku më i mirë është mjeku që qytetarët kanë më afër, pra mjeku i familjes. “Të gjithë të mbajnë kontakt me mjeku ne familjes, të mbajnë kontakt me 127 nëse kanë nevojë dhe të shkojnë në spital nëse është e nevojshme”, tha Pipero.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re