I ftuar në Ora News, mjeku Pëllumb Pipero tha se Covid-19 nuk ka orar dhe lëviz çdo moment me ne. Sipas tij, muzika, ashtu sikur dielli shëron, por problem janë të rinjtë që janë transmetues.

“Virusi lëviz me ne, sa kohë lëvizim në 7 ditët e javës, virusi do të lëvizë me ne. Virusi nuk ka fasha orari. Unë besoj se ndalimi i funksionimeve të klubeve të natës dhe muzikës, nuk është qëllim në vetvete, por ka për objektiv frenimin e qarkullimin e virusin mes të rinjve që frekuentojnë lokalet e natës”.

“Muzika njëlloj si dielli, si ajri, apo mjedisi i hapur, shëron. Problemi është se të rinjtë nuk e kanë kuptuar që janë transmetues të heshtur, pasi nuk sëmurën kur infektohen, por e transmetojnë virusin”.

“Të gjitha lokalet dhe baret, si ditën ashtu edhe natën, duhet të respektojnë protokollet e sigurisë. Klubi i natës është për argëtim. Nuk mund të kërcejmë 2 metra larg njëri-tjetrit. kjo është e dobishme për të frenuar përhapjen e virusit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re