Mjeku Pëllumb Pipero u shpreh se ai ka kërkuar që të mos vazhdohet me praktikat e spitaleve Covid-19, por të hapen spitalet rajonale.

“Unë kam kërkuar që të mos vazhdojmë me praktika covid-1, covid-2, covid-3, por mundësisht të hapen të gjitha spitalet rajonale atje ku ka kapacitete. Kështu i gjithë sistemi të jetë në lojë dhe në veprim për të përballuar më mirë këtë situatë.

Të mos shtrëngohemi që të kërkojmë kapacitete shtesë, por të vëmë në dispozicion të gjitha kapacitetet që kemi ne. Ne do të jetojmë gjatë me këtë pandemi. Mendohet se kjo pandemi do të zgjasë së paku 1.5 ose 2 vite. Shëndetësia nuk përballohet vetëm me Covid-19, prandaj duhen strukturat e tjera shtesë.

Mjekët infeksionistë të Tiranë s’ka kohë që po trajnohen në mënyrë efektive. Në këtë aspekt strukturat shëndetësore kanë marrë të gjitha masat që të jenë sa më të përgatitura.”- tha Pipero nw Rtv Ora.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re