Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është shprehur optimist lidhur me ecurinë e situatës së koronavorusit në vend.  Sipas tij është kaluar pjesa më e vështirë e kësaj karantine.

“Besoj fortë se edhe pse ka disa masa lehtësuese nga qeveria, që besoj se do lehtësohen më shumë, kemi nxjerrë disa mësime të rëndësishme.

T’i zbatojmë këto masa që ta kalojmë sa më shumë këtë epidemi. Trendi i kurbës është i qëndrueshëm, në rënie, ndonëse ka disa luhatje”, ka thënë Pipero në “Zonë e Lirë”.

Lidhur me mungesën e të infektuarve në jug dhe kryesisht në Gjirokastër ku nuk ka asnjë rast Pipero tha:  “Kjo është një sëmundje kryesisht urbane, jo se Gjirokastra nuk është urbane, por ku ka më shumë grumbullime njerëzish, më shumë lëvizje. Atje ku ka më shumë respektim të masave të marra nga qeveria ka më pak raste”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re