Pasi ngjit rreth 120 shkallë përpara të shfaqet qendra e Tiranës. Piramida në kryeqytet është kthyer në një nga objektet më të vizituara.

“Është lart. Interesante. Përshtypja e parë? Pamje e këndshme e Tiranës nga lart. Ishim duke ecur në rrugë, na tërhoqi dhe u ngjitëm”thotë një turist i huaj.

Simboli i regjimit diktatorial që dikur  izoloi  vendin nga bota sot është kthyer në pikë referimi për të huajt.

Pamja iu bën përshtypje ndërsa historia i bën kurioz.

” Jam arkitekte, kështu që jam e dashuruar me të. Dua ta shoh atje lart sepse këtu është e mrekullueshme. Udhërrëfyesi turistik na tregoi për të dhe ne u bëmë kuriozë.”

“Është madhështore. Bëmë rreth 115 hapa dhe ishte mjaft e lodhshme të ecje lart.  Kjo është hera ime e parë që vizitoj qytetin. Sapo erdhëm këtu. Ende nuk po marr dot frymë. ”

” Jam thellësisht e impresionuar. Nuk ishte e vështirë ngjitja. Mendoj se do të qendrojmë mbi xham edhe pse duket e frikshme. Kur të kthehemi në shtëpi do të kemi mësuar diçka për këtë piramidë” shprehen disa turistë të huaj.

U ndërtua  për të përkujtuar  liderin komunist Enver Hoxha,  por  do të shërbejë  për të përgatitur të apasionuarit pas teknologjisë.

Piramida sot tregon historinë e të shkuarës dhe të ardhmes. Kështu mendojnë shqiptarë që jetojnë në dy kohë.  Pasi vizitorët nuk janë vetëm të huaj.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re