Sekretari për Programin në PD, Arbi Agalliu, ka reaguar për skandalin e mikrokredive që ka dëmtuar rreth 103 mijë qytetarë.

Në një deklaratë për mediat, Agalliu shprehet se kjo skemë gjigande mashtrimi vazhdon të jetë në proçes mashtrimi nga institucionet financiare të cilët janë frymëzuar, ngritur dhe toleruar nga kryeministri dhe shpura e zyrtarëve të korruptuar.

Deputeti i PD, gjithashtu thotë se “çdo veprim i paligjshëm i kryer nga këto piramida moderne është bërë me miratimin e Edi Ramës, i cili ka pasur diejeni të plotë për veprimtarinë e tyre minimalisht që prej vitit 2020 dhe ka zgjedhur të hesht”. Për këtë Agalliu i bën thirrje SPAK që t’i shkojë deri në fund këtij skandali.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI, ARBI AGALLIU

Piramidat e Edi Ramës kanë dëmtar 103 mijë qytetar dhe rreth 20 mijë prej tyre vazhdojnë të jenë në proçes mashtrimi nga institucionet financiare që janë frymëzuar, ngritur dhe toleruar nga ai dhe shpura e zyrtarëve të korruptuar.

510 milion euro janë paguar nga qytetarët më të pamundur të shoqërisë shqiptarë të cilët të presionuar nga funksionarët publik janë detyruar të paguajnë detyrime që nuk i kanë marrë kurrë.

570 milion euro asete janë bllokuar ose kaluar për llogari të këtyre mashtruesve financiar si pasojë e lejimit të proçedurave të paligjshme nga ana e hipotekave apo si pasojë e mos ushtrimit të kontrollit të organeve kompetente mbi përmbaruesit që kanë shkelur ligjin për të ndihmuar këto piramida moderne të ideuara dhe mbështetura nga Edi Rama dhe mëkëmbësit e tij.

Çdo veprim i paligjshëm i kryer nga këto piramida moderne është bërë me miratimin Edi Ramës i cili ka pasur diejeni të plotë për veprimtarinë e tyre  minimalisht që prej vitit 2020 dhe ka zgjedhur të hesht dhe të mos marr asnjë masë për të parandaluar këtë krim që ka prekur 103 mij shqiptar.

Partia Demokratike e Shqipërisë i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme SPAK që të çojë deri në fund hetimet e nisura për këtë skemë gjigande mashtrimi si dhe të marri në përgjegjësi penale të gjithë zyrtarët e lartë që kanë pasur dijeni për të dhe e kanë lejuar duke filluar nga Edi Rama dhe e gjithë shpura e tij e korruptuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re