Piramidat online/ Mbërrijnë në gjykatën e Fierit 6 të arrestuarit për skemat mashtruese, pritet të njihen me masën e sigurisë

Këtë të mërkurë kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, 6 të arrestuarit, në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online.

Arbër Çela, Emanuel Taullau , Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi, dhe Brunilda Ndini do të dalin para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtar Genci Busho dhe Prokurore Jonida Allushi, për tu njohur me masën e sigurisë.

Këta shtetas kanë patur rol kyç në funksionimin e kësaj skeme mashtruese dhe mbi ta rëndojnë veprat penale “ Skema mashtruese piramidale” dhe “ Mashtrim Kompjuterik” Operacioni u shtri në disa qytete të vendit por filloi dhe u finalizua në Qarkun Fier.

Skema arriti te zbulohej nga agjentë të infiltruar të policisë ndërsa në ditët në vijim, pritet të arrestohen dhe persona të tjerë ndërsa çifti i bashkëshortëve Erledio dhe Alma Shebeku janë ende në kërkim.