Ditën e sotme në rubrikën “Për drekë me mua”, në ‘E diela shqiptare’ kanë qenë të ftuar këngëtarja Artiola Toska, Pirro Çako dhe Mirela Milo. Sot të gjithë ishin në shtëpinë e Artiola Toskës e cila kishte shtruar një drekë për tre të ftuarit e saj.

Mirëpo, teksa kanë qenë duke ngrënë Blerina Bombaj ka ngacmuar Pirron për jetën e tij private duke e pyetur nëse është apo jo në një lidhje.

Këngëtari nuk ka ngurruar që të përgjigjet dhe ka thënë se në këtë jetë askush nuk ka lindur për të qenë i vetëm. Ai pranoi se aktualisht është në një shoqëri shumë të mirë, dhe ndihej shumë komod. Pirro ndër të tjera tha se shpreson që kjo të vazhdojë për shumë gjatë.

Ndërkohë, nga ana tjetër Blerina i ka thënë duke qeshur: “Nuk po të pyes për emrin”, dhe Pirro ka buzëqeshur duke mos zbuluar diçka më shumë për vajzën në fjalë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re