Skip to content

Pirro Mani u nda nga jeta, Rama: Lamtumirë usta. Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër

Kryeministri Edi Rama shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit të madh Pirro Mani.

“Lamtumirë usta!

Pirro Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore. Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër.

U prehtë në paqe dhe ngushëllime familjes”, shkruan kryeministri Rama.

Regjisori i madh Pirro Manu u nda nga jeta ditën e sotme në Amerikë në moshën 89 vjeçare.