Policia e Shkodrës nuk ka ende një emër konkret për autorësinë e atentatit me tritol qe tronditi qytetin dhe la te plagosur tete persona dy prej te cilëve ne gjendje te rende. Megjithëse u shoqëruan dhjetëra dëshmitarë ne vendin e ngjarjes mësohet se ende nuk ka te dhëna qe te çojne tek organizatoret e shpërthimit qe kishte si objektiv biznesmenin 42 vjeçar Luzim Kullla.
 
Por një dite pas ngjarjes se rende kane dale ne drite detaje te reja rreth te shkuarës se kullës i cili u plagos rende. Dy janë pistat ku janë përqendruar hetimet. E para lidhet me hakmarrjen për shkak te gjobëvënies ndaj tregtareve te qytetit një aktivitet për te cilin Kulla ka qene i skeduar prej vitit 1997. Ai dyshohet se ka qene i përfshirë ne torturimin deri për vdekje te një biznesmeni te gazit por qe nuk u provua fajësia e tij. Ndërkohë rastet e kërcënimit ndaj bizneseve për dhënien e parave kane qene te shumta.
 
Por një tjetër piste ku janë përqendruar hetimet është edhe ajo qe lidhet me drogën. Lulzim Kulla ka qene i arrestuar për kultivimin e lendeve narkotike. Ai dyshohej nga agjentet e antidrogës ne Shkodër se njeri prej organizatoreve kryesore te mbjelljes se parcelave me Kanabis Sativa ne zonën e thelle te Dukagjinit. 42-vjeçari u vu ne pranga bashke me persona te tjerë por rezulton te jete liruar pas vetëm gjashte muajsh dhe çështja ndaj tij është mbyllur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re