Policia ka kryer kontrolle të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore në Shkodër me qëllim kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje dhe atyre në kërkim.

 

Gjatë kontrolleve, Policia arreston në flagrancë një 39 – vjeçar, i cili mbante pa leje një armë zjarri pistoletë.

 

Prangosja e Fatjon Bajamit, 39 vjeç u bë pasi gjatë kontrolleve të befasishme në një lokal, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” me krehër me 6 fishekë dhe një fishek në fole.

 

Dyshohet se shtetasi Fatjon Bajami ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “Perash” Shkodër.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re