Policia ka arrestuar një 64-vjeçar që kishte kthyer banesën e tij në Tiranë në “depo” municionesh.

Brenda banesës në rrugën “Pasho Hysa”, u gjetën:

•7 karikatorë armësh

•4 armë të ftohta

•1 pistoletë me mulli

•uniforma dhe mjete si të Policisë

•sasi të konsiderueshme municioni

Ndaj 64-vjeçarit u ngrit akuza për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Municioni”.

Iu gjetën në banesë: •7 karikatorë armësh, •4 armë të ftohta, •1 pistoletë me mulli, •uniforma dhe mjete si të Policisë, si dhe •sasi të konsiderueshme municioni, arrestohet poseduesi.

Sekuestrohen sendet, të cilat posedoheshin pa leje.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një banesë në rrugën “Pasho Hysa”, mbaheshin në kundërshtim me ligjin, armë dhe sende të tjera, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin “Municioni”.

Gjatë ndërhyrjes, në këtë banesë u gjetën 7 karikatorë armësh, 4 armë të ftohta, 1 pistoletë me mulli, uniforma dhe shkop gome si të Policisë, si dhe sasi të konsiderueshme municioni, të cilat posedoheshin pa leje, nga pronari i banesës, shtetasi A. D., 64 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, ky shtetas u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko