Can Karriqi, 30-vjecari që u gjet i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në makinën e tij në Kodër Kamez, ka qenë shok me Erigers Mihasin, i cili u vra pak javë më parë në Astir së bashku me Armand Dumanin.

30-vjecari Karriqi rezulton një person me precedent penal. Ai është arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje me dashje.

Mbrëmjen e sotme, Can Karriqi u qëllua me 4 plumba brenda makinës së tij tip Golf me targa të huaja në Kodër Kamëz. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator, pasi  banorët aty pranë nuk kanë dëgjuar të shtëna me armë.

Mësohet gjithashtu Karriqi para se të gjendej i pajetë kishte pirë kafe pranë lokal ‘G’ i shoqëruar nga një vajzë. Më pas ka dalë prej andej dhe është gjetur pa shenja jete.

Rreth 2km nga vendi i ngjarjes, Policia ka zbuluar një mjet tip Audi, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët, ndërkohë Policia ngriti postblloqe në rrugën drejt Fushë-Krujës, ku dyshohet se u larguan autorët pas ngjarjes.

Rikujtojmë se Dumani dhe Mihasi u vranë me breshëri kallashnikovi brenda një makine Audi të bardhë në lagjen e Astirit, në vendin e quajtur Ozone. Ekzekutimi mafioz i dy shokëve të ngushtë ndodhi mbrëmjen e 13 nëntorit 2021.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re