Mjeku i njohur Tritan Kalo u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes me masat ndaj COVID-19. Teksa zbulon detaje nga një ditë pune e tij dhe e kolegëve, Kalo ka folur edhe për teoritë konspirative.

“INFEKSIONI është dhe do të jetë i pranishëm ende për shumë kohë, NDAJ mos dëgjoni “përrallëzat” se Sars-C-v2/Covid-19 është pjellë e luftës politike globale apo e betejës politike Rama-Basha“, shkruan ai.

Ja mesazhi i plotë

KOHË KOVIDIANE….. KEMI UDHË ende të gjatë për të bërë në sfidën tonë të imponuar prej Sars-Cov2/Covid-19, ndaj PËRKUJDESI kundrejt vetes dhe të tjerëve KURRË të mos nënvlerësohet…. Në fotot e mëposhtme është përmbledhur ditë-puna e sotme, 20.06.2020…Nisja dhe kthimi në shtëpi me linjën e Unazës për Personelin Mjeksor…Vizita e mëngjesit në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, Covid-1, në QSUT “Nënën Tereza” me praninë e dy Luljetave të Turnit të parë në Pavjonin e parë Luljeta Ramaj dhe Lujeta Çakallozi, diskutimi i rasteve në dhomën e mjekëve si dhe pak momente pushimi me Prof. Dhimtër Krajën dhe Administratoren tonë të palodhur Silvana Saqellarin…LAJTMOTIVI ynë i përditshëm mbetet PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESIONALIZMI për të sëmurët me Sars-Cov2/Covid-19 dhe jo vetëm….Këto ditë PO tregojnë se mjaft shpejt NE mundet të humbasim gjithçka që fituam, me shumë dhimbje e sakrifica në ato javë kuarantine….SHKREHJA e përkujdesit është e pajustifikueshme për të gjithë NE “il poppolo Albanese”, POR kjo shkrehje është më e pajustifkueshme veçanërisht për personelin mjeksor…..Rreziku i infektimit për ta është shumë i lartë në mjediet e tyre të punës, POR ato/ata mundet të bëhen njëkohësisht edhe burim infeksioni gjatë ushtrimit të detyrës së tyre fisnike… INFEKSIONI është dhe do të jetë i pranishëm ende për shumë kohë, NDAJ mos dëgjoni “përrallëzat” se Sars-C-v2/Covid-19 është pjellë e luftës politike globale apo e betejës politike Rama-Basha….PËR PAK SENSIBILIZIM shihni me shumë kujdes disa imazhe skanerike të të sëmurëve, që të bindeni se NUKU bëhet shaka me këtë virus sëmundje-shkaktues si dhe jetë-marrës…..KURRË nuku është vonë për të nxënë nga ndonjë gabim i yni….E ritheksoj me shumë bindje se me MIRËBESIM, me MIRËKUPTIM, me DURIM dhe me PËRKUSHTIM, ne me siguri do ja dalim mbanë në sfidën tonë ndaj Sars-Cov2/Covid-19…. FUNDJAVË të paqtë miq e dashamirës kudo që JU frymoni në këto çaste, POR vetëm e vetëm higjenikisht shëndetshëm si dhe me distancim fizik….SHQIPËRIA e ka të domozdoshme secilin prej nesh!!!

Kalo ka publikuar edhe disa grafi të mushkërive të pacientëve.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re