Kryetari I ri I bashkisë Lezhë, ish-deputeti I PS, Pjerin Ndreu I ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë liderit demokrat, Lulzim Basha.

 

Në një postim në “Facebook”, Ndreu e fton kreun e PD për një vizitë në bashkinë Lezhë për të diskutuar për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit.

 

Më tej Ndreu ndalet edhe tek akuzt e bëra nga kreu demokrat ndaj tij për çështjen e inkriminimit. Ndreu shprehet se në lidhje me këtë çështje do të përballet me kreun demokrat në gjykatë pasi nuk ka asnjë provë që ai të ketë lidhje me krimin.

 

“Per Lulezim Bashen: Zoti kryetar i opozites te pres per nje vizite ne Bashkine e Lezhes ku te diskutojme per zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit. Keni rol per te luajtur ne planet e zhvillimit dhe jam gati te ve shiritin e te pres. Sa per inkriminimin tim se shpejti shihemi ne Gjykate. As ti e as perendia ne qiell nuk ka shansin te me gjeje qofte nje element sado te vogel inkriminimi. Kohe para teje jane bere prova serioze nga me te zote se ti per te me gjetur fakte e prova inkriminimi, por kane deshtuar me turp. Leri llafet ne ere se I sqarojme ne gjykate, por me thuaj kur do vish ne Lezhe te pres !

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re