Skip to content

Pjesë e demokratëve që kërkojnë dorëheqjen e Bashës, Erdit Harxhi me sytë nga Berisha: Duhet të mbajë qëndrim për të ardhmen e PD-së

Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edit Harxhi, e cila iu bashkua grupit me 10 zyrtarë, ish-zyrtarë dhe themelues të PD, si dhe studentë të dhjetori ’90, për dorëheqjen e Lulzim Bashës, foli këtë mbrëmje në emisionin “Real Story” në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Harxhi u shpreh se pavarësisht parregullsive humbja është humbje dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi, madje ajo kukoi dhe mbajtjen e një qëndrimi të prerë nga ana e liderit historik Sali Berisha në lidhje me të ardhmen e PD-së.

“Ajo çfarë unë nuk kuptoj është se pas 8 vitesh humbje kryetari duhet të mbajë përgjegjësi. Unë do dëshira që z. Berisha të dilte sot e të thoshte atë që tha disa javë më parë. Unë mendoj që mesazhi i tij sot ishte një lloj mbështetjeje për z. Basha dje. Ka shumë që thonë se zgjedhjet janë vjedhur, por në fund të fundit humbja është humbje. Për këtë arsye, unë prisja shumë më tepër, por edhe qindra e mijëra demokratë e prisnin. Z. Berisha duhet të mbajë një qëndrim patjetër, për të ardhmen e PD”, tha Harxhi.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb