Policia ka vënë në pranga një 22-vjeçar të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. I riu fshihej në Mirditë, ndërsa autoritetet italiane e kanë shpallur në kërkim si pjesë të një grupi kriminal.

Ai është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, ndaj autoritetet i kanë caktuar masën n”arrest me burg”.

“Si rezultat, në një banesë në Rrëshen, kanë kapur dhe arrestuar në mënyrë provizore me qëllim ekstradimi, shtetasin G. J. 22 vjeç, banues në Mirditë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi, Gjykata e hetimeve paraprake në Milano, Itali, me vendim penal të datës 03.11.2023, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, i akuzuar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike’ kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal Italian”, thuhet në njoftim.

I riu pritet të ekstradohet drejt Italisë.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re