Skip to content

Pjesë e Korridorit Blu/ Hapet gara për projektin e aksit Milot-Fier

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Hapet gara për projektin e aksit Milot-Fier, pjesë e Korridorit Blu! Aksi Milot-Fier do të jetë autostrada e parë në Shqipëri që do të ketë shpejtësi maksimale që arrin deri në 130 km/h.

 

Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Infrastrukturës, njëherazi edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.

 

Kryeministri Edi Rama tha se gara është e drejtë dhe jo me një tender të paracaktuar, siç opozita ka pretenduar.

 

Rama, tha se këto akuza për korrupsion nuk qëndrojnë, teksa dha dhe shembullin se si qeveria shqiptare ka refuzuar një kompani gjigande, pasi nuk plotësonte kriteret dhe nuk ishte në interes të vendit.

 

Lëvizja me 130 km/h në autostrada ka qenë një propozim i PS-së, pasi sipas tyre ka rrugë në vendin tonë që mund të lejojnë lëvizjen me këtë shpejtësi.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë