Skip to content

Pjesë e Marinës së SHBA për 18 vite, arrestohet oficeri që dhunoi Policinë gjatë trazirave në Kapitol

Një oficer detar aktiv amerikan u arrestua në Virxhinia të enjten dhe u akuzua për përdorimin e dhunës ndaj policisë gjatë pushtimit të 6 janarit në Kapitolin në SHBA nga një turmë mbështetësish të Presidentit të atëhershëm Donald Trump.

Majori Christopher Warnagiris, i cili është anëtari i parë aktiv i forcave të armatosura të SH.B.A.-së akuzohet për lidhje me trazirën. Ëarnagiris, një 40-vjeçar, banor i Virxhinias, akuzohet për sulm, rezistencë ose pengim të oficerëve të caktuar, pengim të zbatimit të ligjit, pengim të Kongresit, hyrje të dhunshme dhe sjellje të çrregullt në Kapitol Grounds, dhe hyrje ose qëndrim në një ndërtesë të kufizuar pa autorizim të ligjshëm.

Warnagiris, i cili ka 18 vite në Marinën amerikane ka marrë pjesë edhe në misionet në Irak dhe Afganistan, mund të përballet me një dënim maksimal të mundshëm me 20 vjet burg nëse dënohet për akuzat, i cili do të ndiqet penalisht në gjykatën federale në Uashington.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb