Skip to content

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet e reja në Tiranë

TIRANË- Një 30-vjeçare nga Tirana është vënë në pranga pasi rezultonte në kërkim për prodhim narkotikësh dhe përfshirje në grupe kriminale. Sakaq, Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj saj masën e sigurisë  “arrest me burg” në mungesë.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 bënë kapjen e shtetases në kërkim D. K., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurise “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal”/