Policia e Skodrës, në kuadër të operacionit policer “Sundimi i Ligjit”, ka arrestuar një 50-vjeçare e cila akuzohet si pjesëtare e një grupi të strukturuar criminal. Sipas policisë, grupi ndihmonte emigrantë, kundrejt pagesës, që të kalonin ilegalisht kufirin.

Po sipas njoftimit të bluve, në Shkodër është kapur dhe ndaluar shtetasaj bullgare e shpallur në kërkim, Igna Todorova (Dimitrova), 50 vjeçe, banuese në Bullgari.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, ka caktuar për këtë shtetase, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, pasi dyshohet si pjesëtare e një grupi kriminal që ushtronte në mënyrë të organizuar, kundrejt pagesës, veprimtarinë e dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve.

3 pjesëtarë të këtij grupi kriminal janë vënë në pranga, më parë, ndërsa po punohet për kapjen e 3 të tjerëve.   /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re