Tiranë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet nga Fast Albania në bashkëpunim të ngushtë me DVP Tiranë, operacioni policior i koduar “Castellon 2”.

Kapet dhe vihet në pranga një 25-vjeçar, i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë spanjolle, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga FAST Albania, në bashkëpunim me Policitë Vendore, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar një tjetër operacion, në bashkëpunim të ngushtë me DVP Tiranë.

Bazuar dhe në inteligjencën policore, njësia FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat operacionale në DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Castellon 2”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit :

25 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.

Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Castellon Spanjë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qera në zonën e Castellonit dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.

Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Vijon…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re